Tre netët me “Zâ” për Shkodrën

“ZA Fest” ishte për tre ditë radhazi në Shkodër, duke mbyllur më së miri muajin korrik, me edicionin e tij të gjashtë, duke mbledhur artistë shqiptarë, nga rajoni si dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

 

Gjatë këtyre tre ditëve, festivali ka patur ndërthurje aktivitetesh, por pa e humbur qëllimin fillestar dhe kryesor, atë të artit të mirëfilltë.

 

Nata e parë ishte në Shirokë dhe pati artistë si Jeton Neziraj, Erenik Beqiri, Arben Bajraktaraj si dhe Linda Rukaj.

Në natën e dytë të mbajtur në kalanë e Rozafës, performoi kantautori dhe drejtori artistik i “ZA Fest” Vlashent Sata, Lylit, Elina Duni dhe Amor Del Rey.

Nata e tretë ishte gjithashtu në kalanë e Rozafës dhe interpretuan Cristiana Verardo, Las Migas, Jericho dhe Bijat.

 

Zâ Fest dëshiron t’i japë një zhvillim zonës veriore të Shqipërisë, pasi ka parasysh se kjo zonë ka më shumë nevojë për zhvillim.

Sipas drejtorit artistik, Vlashent Satës, duhet bashkim i njerëzve që më pas çon në bashkimin e gjerë kulturor, pikërisht kjo është pikë kyçe nga synimet e festivalit.

Pavarësisht se nisi dhe jeton aktualisht në Shkodër, Zâ Fest ka edhe një mision shtegtar jashtë Shqipërisë.

Më poshtë, po ndajmë me ju disa foto nga tre netët e “ZA Fest”.

 

 

 

 

Rrugëtimi i këtij festivali shumë të dashur për publikun, nisi vite më parë dhe ka pasur si qëllim prej fillimi të zbulojë thesaret e folklorit shqiptar, duke ndërthurur muzikën, legjendën, poezinë e kinemanë.