Tre më kokëfortët e Zodiakut

Të gjithë e kemi një mik apo një familjar që njihet për kokëfortësinë e tij, që ngulmon për mendimin e tij, edhe pse mund të jetë gabim.

Këta janë njerëz që përpiqen shumë të bindin personin përballë- që të mendojnë si ata apo qët’u japin të drejtë.

Në fakt, kokëfortësia apo tipare të tjera mund të lidhen me shenjën tonë të horoskopit. Dhe tre shenja nuk mund  t’i ndryshosh, ata thjesht janë kokëfortë.

1-Demi:

Demi është i vetëdijshëm për aftësitë që ka dhe nuk para i ndryshon gjërat. Nëse ke një mik një dem e di pak a shumë se çfarë do të  thotë apo çfarë qëndrimi do të mbajë. Planet e tyre për darkën janë thuajse të njëjtat, me filmin e parë 100 herë të tjera. Ata ndryshojnë diçka vetëm nëse ideja vjen në kokën e tyre dhe jo kur ua kërkon dikush tjetër.

2: Bricjapi:  

Bricjapët e dinë që janë më të mirët në menaxhimin dhe vendimet që marrin për jetën e tyre. Janë kritikët më të mëdhenj të vetes së tyre dhe në rast se dikush e kritikon apo i tregon se çfarë të bëjë, i bën ata më nervozë. Janë kaq kokëfortë kur duan diçka, sa janë të gatshëm të pengojnë çdokënd që futet në rrugën e tyre drejt qëllimit/suksesit.

3: Luani:

Konsiderojeni veten  me fat nëse ende nuk keni debatuar me një Luan. Është shenjë zjarri dhe si i tillë e merrni me mend nivelin e kokëfortësisë që kanë. Ata acarohen më së shumti nga fakti se mund ta kenë gabim dhe këtë gjë nuk e pranon.