Tre llojet e këpucëve dhe shapkave që ju rrezikojnë shëndetin

Një hap në drejtimin e duhur me shëndetin e këmbëve tuaja këtë verë është informimi.

Një pediatër ka zbuluar këpucët e motit të ngrohtë që nuk i rekomandon sepse ato mund të çojnë në lëndime dhe shapkat me gisht janë në krye të listës së tij të zezë.

Doktori specialist i këmbëve në Singapor, Paul Macaulay, i njohur më mirë si @paulthepodiatrist në TikTok, po paralajmëron shikuesit që të mos mbajnë shapka ultra të sheshta.

“Ne kemi një problem të madh këtu në Azi që të gjithë mbajnë shapka gjatë gjithë kohës, për fat të keq disa njerëz nuk janë të fortë dhe të aftë për ta përballuar këtë. Mosbalancimet biomekanike çojnë në lëndime si fasciiti shputtar dhe tendoniti i pasmë tibial.”

Shapkave dhe sandaleve të sheshta iu mungon mbështetja e duhur, por u mungon edhe siguria, gishtat e këmbëve mund të fillojnë të ngurtësohen dhe të kërcejnë lart, dhe më pas kjo mund të jetë e vështirë për t’u kthyer mbrapsht,” shtoi ai.

Claw toe, sipas Akademisë Amerikane të Kirurgëve Ortopedikë, shpesh shkaktohet nga veshja e këpucëve që shtrydhin gishtat e këmbëve ose nuk ofrojnë mbështetje adekuate.

Veshja e këpucëve me një rrip shtesë rreth thembrës është një mënyrë për të parandaluar çrregullimin, tha Macaulay, i cili krenohet me më shumë se 17,700 ndjekës në aplikacion.

“Kjo do t’i japë më shumë stabilitet kyçit të këmbës dhe do ta mbajë këmbën në vend,” shpjegoi ai. “Ose, mund të zgjidhni edhe stilin që ka një rrip që vjen përpara, i cili mban këmbën poshtë.”

Siguria, ose mungesa e saj është një tjetër problem që shoqëron sandalet.

Njerëzit, lëvizshmëria e të cilëve nuk është e mirë, tha Macaulay për The Post, janë në rrezik të pengohen dhe të rrëzohen nëse i mbajnë lirshëm rripat.

Dhe për ata me diabet, tha Macaulay, takat stiletto lejojnë që këmbët të thahen shumë, duke çuar në thembrat e çara në disa raste.

“Diabetikët, veçanërisht Tipi 2 … shpesh kanë probleme si neuropatia ku nuk mund t’i ndiejnë këmbët,” shpjegoi Macaulay.