
Tre kandidatët për kreun e SPAK
Prokurori Altin Dumani është kandidatura e tretë që shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Më herët interes për drejtimin e SPAK kanë shprehur prokurorët Andan Xholi dhe Ervin Kondili.
Afati i fundit për të depozituar kërkesën është data 2 nëntor.
Kandidatët për të drejtuar SPAK do të kenë 45 ditë kohë për aplikim, duke bashkëngjitur edhe dokumentacionin e nevojshëm.
*Tibo News