
Tre hapat drejt paqes, Zelensky kërkon mbështetje nga G7
Presidenti ukrainas i bëri thirrje G7-ës që të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën duke përshkruar tre hapa për të siguruar paqe. Midis tre hapave janë edhe tërheqja e trupave ruse për këto Krishtlindje. Zelensky tha se hapi i parë është një “forcë e re”, duke kërkuar më shumë pajisje ushtarake nga G7.
Hapi i dytë është që udhëheqësit të ruajnë stabilitetin ekonomik, energjetik dhe social në vitin e ardhshëm.
Në hapin e tretë ai tha se Ukraina do të donte të ofronte një zgjidhje paqësore, duke filluar me kërkesën e Rusisë që të fillojë tërheqjen e trupave këtë Krishtlindje .