
Tre gratë që po bëjnë historinë në Klubin e Miliarderëve të botës!
Vetëm 12% e miliarderëve në botë janë gra, por themelueset e disa bizneseve të sukseshme po ia ndryshojnë fytyrën këtij klubi të mbyllur, të dominuar nga burrat.
Whitney Wolfe Herd është gruaja që themeloi “Buble” një platformë “dating” në vitin 2014 që po ridefinon mënyrën se si njerëzit komunikojnë me njëri tjetrin.
Aktualisht është në top listën e Forbes si ndër gratë më influente me një pasuri të përllogaritur në $ 1.5 miliardë dhe kompania e saj “Buble” në $13 miliardë.
Anne Wojcicki është një tjetër miliardere që po thyen tabutë në klubin e super të pasurëve. Kompania e saj “23and Me” merret me studime të thelluara bio-gjenetike dhe studime gjeneologjike (gjurmimi i paraardhësve mbështetur në analiza ADN-je).
Ajo është një shkencëtare e diplomuar në Yale University dhe është listuar e 93-ta në listën e Forbes si ndër gratë më influente të 2020-ës. Kompania e saj përllogaritet të ketë një vlerë prej $3.5 miliardë dollarë.
Sara Blakely është një ndër miliarderet më të fuqishme që gëzon një reputacion të pa diskutueshëm në botën e biznesit.
Kompania e saj “Spanx” po ridefinon mënyrën se si femrat ndihen me trupin e tyre. E listuar në “Time 100” si ndër femrat më influente në botë, pasuria e saj përllogaritet të jetë rreth $1.3 milardë dollarë dhe ajo e kompanisë që ka themeluar në $1.2 milardë dollarë.