
Tre ditë më parë, si eksperti holandez parashikoi tërmetin në Turqi
Këtë të hënë një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore, i cili rrëzoi shumë ndërtesa dhe i mori jetën më shumë se 1200 personave.
Tërmeti u përqendrua në veri të qytetit të Gaziantep, rreth 90 kilometra (60 milje) nga kufiri sirian, ku një tërmet masiv u parashikua në dhjetor 2022 nga një ekspert tërmetesh.
Një tjetër studiues holandez Frank Hoogerbeets, i cili punon për organizatën Solar System Geometry Survey me bazë në Holandë, me sa duket kishte parashikuar tërmetin më 3 shkurt 2023, vetëm tre ditë më parë.
Duke përdorur llogarinë e tij në Tëitter, eksperti holandez Frank Hoogerbeets shkroi, “Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 M në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordani, Siri, Liban).
Pasi parashikimi i Frank Hoogerbeets u bë viral, ai iu përgjigj, duke thënë: “Siç thashë më herët, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon, ngjashëm me vitet 115 dhe 526. Këtyre tërmeteve gjithmonë paraprihen nga gjeometria kritike planetare, siç kishim në 4-5 shkurt”.