Trazirat në Kosovë, trupat ndërkombëtare “zbarkojnë” në veri

Josep Borrell ka njoftuar se trupa të tjerë evropianë kanë mbërritur në Kosovë për të garantuar siguri. Kjo pasi në Veriun e Kosovës ka situatë të tensionuar, një shenjë proteste për vendimin e shkallëzuar të Qeverisë së Kosovës për targat që ka nisur zbatimi më 1 nëntor.

E për rikthimin në institucione duan që të anulohet vendimi për targa si dhe të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

BE e ka parë të nevojshme që për çështje sigurie, EULEX të rris vigjilencën në atë pjesë të Kosovës. Në Kosovë kanë zbarkuar edhe krabinierët italianë.