Trazirat në Haiti, 5 të vdekur gjatë protestave për dorëheqjen e kryeministrit

Duket se protesta që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit në Haitat kanë agravuar duke patur edhe viktima.

Prej ditësh po zhvillohen demonstrata masive për dorëheqjen e kryeministrit Ariel Henri, i cili teorikisht duhej të dorëzonte pushtetin dje sipas një marrëveshjeje politike të nënshkruar në 2022.

Trazirat shpërthyen pranë kryeqytetit Port-au-Prince ku mbetën të vrar edhe 5 persona. Sipas një burimi policor të Agence France-Presse, pesë anëtarë të armatosur të një force të mbrojtjes së pyjeve, të cilat së fundmi u rebeluan kundër qeverisë, hapën zjarr ndaj oficerëve të policisë, të cilët iu përgjigjën zjarrit.

Sipas të njëjtit burim, u arrestuan tre anëtarë të forcës.

Kryeministri Henri, në pushtet nga viti 2021, nuk ka sjellë “asnjë zgjidhje për problemet tona”, tha një protestues.

Haiti ndodhet në një krizë serioze dhe shumëdimensionale, sigurie, humanitare, shëndetësore publike, politike pasi bandat e armatosura kanë vënë nën kontrollin e tyre një pjesë të madhe të vendit.