Trajtim i ri për kancerin nga shkencëtarët britanikë. Një pacient tregon si u kurua

Një terapi e re kundër kancerit në të cilën përdoret një virus i zakonshëm për të infektuar dhe shkatërruar qelizat e dëmshme, po jep efekte premtuese për të luftuar njëherë e mirë sëmundjen.

Studimi është kryer në Britani, ndërsa testimi me këtë terapi tek një pacient me kancer rezultoi me sukses. Kanceri i tij u zhduk, ndërsa tek disa të tjerë tumori u zvogëlua ndjeshëm.

Ilaçi është një formë e dobësuar e virusit të ftohjes – herpes simplex – që është modifikuar për të vrarë tumoret.

Do të nevojiten studime më të mëdha, por ekspertët thonë se injeksioni do mund të ofrojë një shpëtim për më shumë njerëz me kancer të avancuar.

Krzysztof Wojkowski, 39-vjeç nga Londra perëndimore, është një nga pacientët që mori pjesë në provën në fazën e parë, të drejtuar nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Fondacionin Royal Marsden NHS Trust.

Ai u diagnostikua në vitin 2017 me kancer të gjëndrave të pështymës, pranë gojës. Pavarësisht operacionit dhe trajtimeve të tjera në atë kohë, kanceri i tij vazhdoi të rritet.

Një trajtim i shkurtër i terapisë me virusin, i cili është një version i modifikuar posaçërisht i virusit herpes i cili normalisht shkakton plagë të ftohta ka pastruar kancerin e tij.

“Kam bërë injeksione çdo dy javë për pesë javë, të cilat më zhdukën plotësisht kancerin. Unë kam qenë pa kancer për dy vjet tani.”

Injeksionet, të bëra direkt në tumor, sulmojnë kancerin në dy mënyra – duke pushtuar qelizat kancerogjene dhe duke i bërë ato të shpërthejnë, si dhe duke aktivizuar sistemin imunitar.

Rreth 40 pacientë e kanë provuar trajtimin. Disave iu dha injeksioni i virusit, i quajtur RP2, më vete. Të tjerë gjithashtu morën një ilaç tjetër kundër kancerit të quajtur nivolumab.

Nuk është hera e parë që shkencëtarët përdorin një virus për të luftuar kancerin. NHS miratoi një terapi të bazuar në virusin e ftohtë, të quajtur T-Vec, për kancerin e avancuar të lëkurës disa vite më parë.

Shkencëtarët zbuluan se viruset mund të ndihmojnë në trajtimin e kancerit 100 vjet më parë, por ka qenë sfiduese për t’i shfrytëzuar ato në mënyrë të sigurt dhe efektive.

Kjo terapi e re virale ka treguar tashmë se sa mirë funksionon.

*Tibo News