
Tragjike në SHBA, 5-vjeçari vret me armë zjarri vëllain e tij
Një foshnjë 16-muajsh ka vdekur pasi është qëlluar me armë nga vëllai i tij 5-vjeçar brenda një apartamenti në Lafayette, Indiana, SHBA.
Deri më tani në vitin 2023, ka pasur më shumë se 60 raste në të cilat fëmijët janë qëlluar pa dashje, duke rezultuar në 25 viktima dhe 39 të plagosur në SHBA, sipas shifrave. Ka rreth 400 milionë armë në SHBA, të cilat shkaktuan më shumë se 45,000 viktima në vitin 2020, vrasje, aksidente dhe vetëvrasje, sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ndërsa këtë vit, për herë të parë, armët janë shkaku kryesor i vdekjeve për të rinjtë e moshave 1 deri në 19 vjeç, me 4,368 viktima.