
Tragjike në Delvinë, e mitura ndërron jetë pasi konsumon aksidentalisht metadon
Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një vajzë e moshës 1 vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë pasi konsumoi aksidentalisht metadon. Ajo u dërgua në spitalin e Tiranës, por fatkeqësisht ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit. Vogëlushja është dërguar të dielën me helikopter në spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është sjellë në Tiranë.
E mitura dyshohet se ka konsumuar metadon teksa ndodhej në Delvinë. Metadoni sipas burimeve, ishte lënë mbi tavolinë nga daja i vogëlushes, i cili dyshohet të jetë përdorues të lëndëve narkotike. Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.