Tragjike, humb jetën sulmuesi i Egnatias

Sulmuesi i ekipit të Egnatias, Raphael Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes në fushë dhe për pasojë ka hunbur jetën më vonë në spital. Sipas policisë, 28-vjeçari është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja, edhe menjëherë i ka ardhur ndihma e shpejtë nga mjekët, por pa mundur ta mbajnë në jetë.

Futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, ndërsa mjekët konfirmuan vdekjen e 28-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.