Tragjedia në ujërat italiane, rritet numri i viktimave nga mbytja e anijes me emigrantë

Ka shkuar në 60 numri i viktimave nga përmbytja e një anija e gjetur nga roja bregdetare italiane, e cila kishte në bord emigrantë të jashtëligjshëm. Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit bregdetar të Crotone-s në rajonin e Calabria-s. Anija, që sillte emigrantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, u përplas me shkëmbinjtë për shkak të dallgëve të forta në det. Deri më tani janë nxjerr të pajetë 60 persona në brigjet e Cutro (Crotone): 27 janë burra, 21 gra dhe 12 të mitur. Mes viktimave raportohet edhe për dy binjakë të vegjël janë gjetur të pajetë në det dhe një djalë 1-vjeçar në plazh.

Ndërkohë, 81 persona u shpëtuan, nga të cilët 22 janë në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ndërsa 59 të tjerët janë vendosur në një qendër lokale të pritjes për azilkërkuesit.