Trafikimi problem në Shqipëri, 70% e rasteve janë të mitur

Rreth 70 % e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore të identifikuara në Shqipëri janë të mitur. Të dhënat zyrtare tregojnë se rastet e regjistruara janë emigrantë të parregullt të kapur në kufi.
Të dhënat tregojnë se fenomeni është shqetësues jo vetëm për vendet e rajonit por gjithashtu për Shqipërinë.

Lidhur me shifrat shqetësuese ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim një draft me ndryshime ligjore për të luftuar fenomenin shqetësues.

Në këtë draft-projektligj thuhet se Plani Kombëtar i Veprimit identifikon faktorët vendimtarë që qëndrojnë në themel të trafikimit, si dhe grupet më të prekura: fëmijët, vajzat, gratë dhe komunitetet etnike rome e egjiptiane.

Gjithashtu, Komisioni Evropian në kuadër të procesit “screening” mbi Kapitullin 24, rekomandon rritjen e përpjekjeve kundër trafikimit në kuadër të procesit “screening”.