Trafik kanabisi me postë, nga SHBA-të në Shqipëri

Një rast i trafikimit të kanabisit nga SHBA në Shqipëri duke përdorur shërbimin postar është goditur. Bëhet fjalë për operacionin policor të koduar California, në sajë të të cilit janë vënë në pranga dy të rinj, banues në Kamëz, 27-vjeçari me iniciale S.V. dhe 24-vjeçari me iniciale J.L.

Sipas policisë, dyshohet se të rinjtë kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC nga SHBA në vendin tonë përmes postës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë kanabis, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e të arrestuarve.

Materialet pi kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE:

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “California”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike cannabis sativa, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në kuadër të procedimit penal me metoda speciale hetimore, nr. 3748 të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “California”.

Si rezultat u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar, dhe u vunë në pranga shtetasit S. V., 27 vjeç dhe J. L., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Këta shtetas dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.