
Toyota rikthen në prodhim modelin problematik bZ4X
Toyota po përpiqet të korrigjojë gabimet e së shkuarës. Gjiganti japonez ka vendosur të rifillojë prodhimin e makinave elektrike dhe konkretisht modelin “bZ4X”.
Ky model u bllokua në fazën finale pas shqetësimeve që u shfaqën për sa i përket sigurisë së rrotave. Ekspertët kishin vënë re prirjen e lirimit të bulonave dhe rrezikun që gomat të mund të shkëputeshin.
Pas këtij alarmi kompania Toyota tërhoqi rreth 3 mijë modele që ishin parablerë në gjithë botën.
Por tani gjigandi japonez thotë se problemi është zgjidhur dhe se në të gjitha testet ka rezultuar të jetë tejkaluar, ndaj dhe ka vendosur të rifillojë prodhimin.
Toyota është përballur me kritika nga grupet e gjelbra dhe investitorët për një prirje të ngadaltë në prodhimin e modeleve të reja të makinave elektrike.
Kompania është justifikuar, duke thënë se automjetet elektrike nuk janë të përshtatshme për të gjitha tregjet në botë.
Vetë në tregun japonez, makinat elektrike zënë vetëm 1% të shitjeve ndërsa makinat hibride mbeten më të përdorurat.
Shitjet e modelit bZ4X, përshkruar si rival i Modelit Y të Teslës, deri më tani kanë qenë shumë modeste.
Toyota thotë se një numër i vetëm 232 fuoristradash të tilla janë shitur në SHBA këtë vit.
Me rikthimin në prodhim kompania shpreson që ky numër të fillojë të rritet me shpejtësi.
*Tibo News.