Toyota ndjek gjurmët e Teslas

Toyota Motor me projektin e saj Woven Planet i është bashkuar Teslas në përpjekjen për të avancuar teknologjinë e vetëdrejtimit pa sensorë të shtrenjtë.

Woven Planet është në gjendje të përdorë kamera me kosto të ulët për të mbledhur të dhëna dhe për të trajnuar në mënyrë efektive sistemin vetë-drejtues.

Kamerat që do të përdoren janë 90% më të lira se sensorët që përdorte më parë dhe mund të instalohen lehtësisht në flotat e makinave të pasagjerëve.

Përdorimi i shumicës të të dhënave që vijnë nga kamerat me kosto të ulët rritën performancën e sistemit të tij në një nivel të ngjashëm me sistemin e trajnuar për të dhënat e sensorëve me kosto të lartë.

Por në shumë vite, është plotësisht e mundur që teknologjia e llojit të kamerës mund të arrijë dhe kapërcejë disa nga sensorët më të avancuar,” tha zëvendës presidenti i Inxhinierisë në Woven Plane.

“Pyetja mund të jetë më shumë rreth asaj se kur dhe sa kohë do të duhet për të arritur një nivel sigurie dhe besueshmërie. Unë nuk besoj se e dimë akoma”, shtoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Tesla-s, Elon Musk, tha se mund të arrijë autonomi të plotë me kamera këtë vit, pasi i humbi disa herë objektivat e tij të mëparshëm.