
Tortë me çokollatë, pa miell
Adhuruesit e çokollatës do ta dashurojnë këtë ëmbëlsirë.
- Përbërësit
-6 lugë gjelle gjalpë;
-220 gr çokollatë të zezë;
-6 vezë;
-½ filxhan sheqer;
-sheqer pluhur.
- Udhëzimet
-Gjalpën e cokollatën shkrijini bashkë e më pas shtoni të verdhat e vezëve
-Të bardhët e vezëve rrahini e më pas shtoni sheqerin.
-Kur të jetë forcuar mjaftueshëm si masë, atëherë shtoni gradualisht masën me cokollatë, gjalpë e të verdhat e vezëve.
-Përziejeni mirë masën dhe zbrazeni në tepsin e ëmbëlsirave, të lyer paraprakisht me gjalpë.
-Piqeni në furrën e parangrohur në 140 gradë për afro 50 minuta.
-Sipas dëshirës, shërbejeni të spërkatur me sheqer pluhur ose me krem të rrahur qumështi.
Ju bëftë mirë!