AlbanianEnglish

Tornado e fuqishme në Teksas, raportohen dëme të shumta

Një stuhi e fuqishme goditi bregun e Gjirit amerikan, duke nxitur një tornado që shkaktoi dëme në lindje të qytetit të Hjustonit, në shtetin e Teksasit.

Shërbimi Kombëtar i Motit kishte paralajmëruar më herët se një “tornado e fuqishme, jashtëzakonisht e rrezikshme dhe potencialisht vdekjeprurëse”, kishte goditur në tokë të martën pasdite dhe ishte nisur drejt qytetit Beitaun, rreth 40 kilometra në lindje të Hjustonit. Autoritetet e qytetit njoftuan për dëme në rrjetin elektrik, në banesa e biznese, por nuk pati njoftime për lëndime serioze mes popullatës.

Faqja e internetit ‘PowerOutage.us’, e cila mbledh të dhëna të drejtpërdrejta mbi ndërprerjet e energjisë elektrike në të gjithë vendin, njoftoi se rreth 123,000 familje të Teksasit, kishin mbetur pa energji elektrike, kryesisht në zonën e Hjustonit dhe në disa zona përreth tij. Stuhia solli me vete gjithashtu borë e akull në zonat qendrore të vendit, në pjesën më të madhe të tyre.

You don't have permission to register