Topuzi-trëndafil, modeli më elegant i flokëve i kësaj pranvere

Duket se këtë pranverë do të ketë një stil të veçantë të flokëve, dhe ai quhet topuzi-trëndafil. Stilistët si Jason Wu dhe Cristian Siriano treguan trendet më të fundit të stilimit të flokëve për këtë pranverë, ku dominoi Topuzi-trëndafil.

Bukuria e këtij modeli është se mund të përshtatet në të gjitha llojet e flokëve, të dendur apo të hollë.

Në Javën e Modës në New York, stilistët drejtuan flokët e modeleve për të krijuar topuzin-trëndafil, ndërsa thonë se ky model përshtatet edhe me çfarëdolloj veshje.

Çfarë ju nevojitet për të krijuar një topuz- trëndafil? Për të patur modelin e duhur, duhen së paku 30 minuta për ta realizuar.

-tharëse flokësh

-mbrojtës ndaj nxehtësisë

-karfica

-lidhëse flokësh elastike me ngjyrën e flokëve

-llak flokësh

-rrjetë transparente për mbështjelljen

-Krem shkëlqyes

*Tibo News