
“Top Gun: Maverick” me Tom Cruise thyen rekorde, edhe pse në kohë Covid-i
Filmi “Top Gun: Maverick” ka kapërcyer të gjitha pritshmëritë, duke kaluar vlerën 1 miliard dollarë gjatë fundjavës.
Ky është filmi i parë i vitit dhe vetëm i dyti në kohën e Covid, pas Spider- Man: “No Way Home” të Sony me 1.9 miliard dollarë.
Është mbresëlënës fakti që Maverick arriti shifrën e 1 miliard dollarëve, pa u transmetuar ende në Kinë apo Rusi, në dy tregje kryesore.
Pas vetëm 31 ditësh në ekranin e madh, “Top Gun: Maverick” është bërë filmi i parë i Tom Cruise që ka tejkaluar 1 miliard dollarë. Më parë, filmi “Mission: Impossible – Fallout” i vitit 2018 u rendit si filmi më i suksesshëm i aktorit me 791.1 milionë dollarë në mbarë botën.
Para kësaj fundjave, filmi aksion i vitit 1986 “Top Gun” ishte tashmë filmi me fitimet më të larta të vitit me 521 milionë dollarë. Dhe tanimë, në fundjavën e pestë të publikimit, “Maverick” shtoi 30.5 milionë dollarë dhe qëndron në garë të ngushtë me “Elvis” për vendin nr. 1 në listat vendore të biletave.
Me 484.7 milionë dollarë të tjera në arkat ndërkombëtare, të ardhurat për “Maverick” aktualisht janë 1.006 miliardë dollarë në mbarë botën. Këto shitje biletash ishin të mjaftueshme për të kapërcyer aventurën e Marvel-it të Disney-t “Doctor Strange in the Multiverse of Madness” me (943 milionë dollarë) si filmi me fitimet më të larta të vitit në arkat botërore.
“Top Gun: Maverick” ka thyer rekorde që kur u transmetua në kinema gjatë fundjavës.
Sipas kompanisë Paramount, klientët dhe ekranet e Imax kanë nxitur vrullin në javët që nga debutimi i saj teatral. Deri në fundjavën e katërt në kinematë e Amerikës së Veriut, 16% e audiencës është kthyer më shumë se një herë dhe 4% është kthyer tre herë ose më shumë.
Me regji të Joseph Kosinski, filmi “Top Gun: Maverick” me buxhet 170 milionë dollarë përqendrohet te Pete “Maverick” Mitchell i luajtur nga Tom Cruise teksa ai trajnon një grup të ri aviatorësh mendjemëdhenj për një detyrë vendimtare.
Kasti përfshin aktorët si Miles Teller, Glen Poëell, Jon Hamm, Jennifer Connelly dhe Val Kilmer, i cili luajti Iceman në filmin e parë të “Top Gun”.
*Tibo News.