
Tom Cruise, aktori i parë me një film në hapësirë
Tom Cruise, ylli i Hollywood, duket se do shënojë një tjetër sukses në karrierën e tij të gjatë, pasi ka gjasa të jetë aktori fatlum që mban stafetën e të luajturit filmin e parë të xhiruar në hapësirë.
Thuhet që aktori është duke bashkëpunuar me regjisorin Doug Liman për një film që përfshin xhirimin në hapësirë.
Kryetarja e Universal Filmed Entertainment Group, Donna Langley ka thënë se mendon se Tom Cruise po na çon në hapësirë.
“Ky është plani. Ne kemi një projekt të shkëlqyeshëm në zhvillim me Tom-in. Të marrim një raketë në Stacionin Hapësinor dhe të nisemi,”- shtoi ajo.
Langley zbuloi se pjesa më e madhe e filmit do të xhirohet në tokë dhe kulmi do të jetë kur “personazhi të jetë në hapësirë”.
Tom Cruise do të jetë aktori i parë që do të xhirojë në hapësirë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar shërben si shtëpi për ekuipazhe të astronautëve, gjithashtu përdoret edhe si laborator hulumtues për mjedisin hapësinor.