
Tjetër rekord kombëtar nga Luiza Gega
Tjetër rekord kombëtar nga Luiza Gega.
Atletja shqiptare përshkoi 9’15”48 3000 metra me pengesa në Hengelo të Holandës, që është stacioni i radhës i World Tour në Atletikë.
Me këtë kohë ajo ka përmirësuar rekordin personal me 4 sekonda e 45 të qindtat.
Ky rekord kombëtar i Luiza Gegës konfirmon formën e saj të mirë sportive dhe arritjen e normës për garat e vitit 2023.
Ky rekord e rendit atleten të shtatën në Botë. Në Hengelo e kaloi e dyta vijën e finishit, por me rekord të ri kombëtar dhe personal.
*Tibo News.