Tirana rikthehet në krye të renditjes së kampionatit

Tirana siguron rikthimin në krye të renditjes së kampionatit. Goli i Florent Hasanit me penallti shënuar në minutën e ’89 ndaj Kukësit i siguroi Tiranës renditjen në krye.

Bardheblutë fituan 2-1 me Kukësin.

Në fundin e pjesës së parë shënoi Hila për Tiranën.

Me fillimin e pjesës së dytë futbollisti Rashiti barazoi për Kukësin. ‘Veriorët’ patën një tjetër mundësi, por nuk mundën të siguronin golin e avantazhit.

*Tibo News