
Tirana qarku më i prekur nga Covid në Shqipëri
Varianti Omicron i virusit ka shtuar numrin e të infektuarve dhe shtrimeve në spitale. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht po marrin trajtim spitalor 130 pacientë, prej të cilëve 21 janë në gjendje më të rënduar. Rezulton se qarku me më shumë raste aktive me Covid në vendin tonë është Tirana me 8 349 të infektuar, ndjekur nga qytete të tjera si Shkodra, Fieri, Vlora dhe Elbasani.
Ndërkaq qarku me më pak raste aktive me Covid është Dibra me 156 të infektuar aktivë në total.
Aktualisht janë 18 757 raste aktive me COVID në gjithë vendin. Prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
3 346 qytetarë ndërsa janë shëruar 236 440 të tjerë nga 258 543 që janë konfirmuar pozitiv me këtë virus.
-Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8,349
Shkodër 1,666
Fier 1,660
Vlorë 1,322
Elbasan 1,178
Gjirokastër 968
Durrës 850
Berat 842
Korçë 749
Lezhë 718
Kukës 299
Dibër 156