Tirana pritet të pajiset me autobusë të linjës së shpejtë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin se së shpejti do të nisë zbatimin e projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”.

Ky model i transportit publik gjendet në qytete të zhvilluara të Europës, Amerikës dhe Azisë, nga Amsterdami në Çikago, nga Meksika në Kinë.

Në video-mesazhin e javës kushtuar lëvizshmërisë në Tiranë, Veliaj shpjegoi me detaje se si do funksionojnë linjat e shpejta dhe ku do të vendosen ato.

*Tibo News