
“Tirana Daily”, Brian Hoxha vjen me ekspozitën e tij të parë
Brian Hoxha, një emër tanimë i njohur për publikun, ka ardhur me ekspozitën e tij të parë të quajtur “Tirana Daily”.
Një metropol si Tirana ka gjithçka, pasuri e varfëri, dhimbje e gëzim, ndaj edhe ekspozita e Brianit ka larmishmëri.
“Tirana Daily” sepse në fotot e vendosura në ekspozitë mund të gjendet përditshmëria e gjithsecilit, një qese në duar, fundja çdokush bën pazar.
Mund të gjesh fotografinë në autobus, po dhe këtu gjen veten në rrugët që bën. Gjen të moshuar, të qeshur, tregtarë, njerëz mbi të gjitha.
Ekspozita ka qenë e hapur gjatë fundjavës në sheshin “Bukureshti” dhe është pritur shumë mirë nga qytetarët. Përveçse kanë pëlqyer fotot, gjë që tashmë pritet nga fotot e Brianit, dhe janë futur më në brendësi duke u munduar t’i analizojnë.
Artdashësit e fotografisë së Brianit, njohur ndryshe si “Dritëhije” në rrjetet sociale, kërkojnë një ekspozitë tjetër, koha nuk dihet, po për aq kohë sa fotografi vazhdon të ushqejë këtë pasion, planet për të nuk mungojnë.
Lexo gjithashtu: Një street photographer nëpër Tiranë