
Time përzgjedh një qytet shqiptar si më mahnitësin për t’u vizituar këtë vit
Shtëpitë e vjetra prej guri rreshtohen në brigjet e lumit Osum të Beratit. Qyteti tashmë ka marrë vëmendjen e turistëve prej vitesh, ndërsa mediat ndërkombëtare nxjerrin në pah të gjitha bukuritë e vendit. Time përzgjedh së fundmi Beratin në listën e vendeve më mahnitëse për t’u vizituar në vitin 2023.
Revista prestigjioze i ka dedikuar një artikull Beratit, ku më 16 mars u shënua 80 vjetori i mbërritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë botërore, e ku populli i Beratit mbrojti shumë prej hebrenjve të vendit që kërkonin strehim.
Time vë në dukje dhe parimin e kodit shqiptar të Besës – ku shtëpia është para se gjithash për mysafirët dhe Zotin.
Pjesë nga artikulli i TIME:
Për të kuptuar më mirë historinë e 400 viteve të historisë hebreje të Beratit, duke përfshirë mënyrën sesi Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë, popullsia hebreje e të cilit u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është e nevojshme një vizitë në Muzeun e Solomonit. Një muze etnografik në një ‘shtëpi’ tradicionale përballë rrugës ofron më shumë kontekst shqiptar, së bashku me kishat bizantine të shekullit të 13-të të Beratit, xhamitë e shekullit të 16-të dhe një kështjellë mijëvjeçare me pamje nga qyteti unik piktoresk.
Berati vazhdon traditën e mikpritjes së jashtëzakonshme në restorantet dhe hotelet e tij. Përtej urës së Goricës, dhomat moderne në Boutique Hotelin Amalia shërbejnë si antagonizëm për pamjen e jashtme të lashtë me elementë prej guri dhe me pjesën tradicionale mikpritëse rakinë, pija e njohur thuajse në të gjithë Ballkanin.
Tridhjetë minuta në malet jashtë qytetit, Restaurant Roshniku shërben me bollëk gosti tradicionale për të gjithë turistët, me produkte bio të zonës, duke përfshirë kantinat e verës dhe hotelin pranë kantinës, ‘Kantina Alpeta’.
Linku i plotë këtu.
https://time.com/6261670/berat-albania/
*Tibo News