TikTok teston komandën: Shko fli gjumë, ç’mendojnë ekspertët?

TikTok ka filluar testimin e një veçorie që u kujton përdoruesve të flejnë gjumë, sipas TechCrunch.

Aplikacion i TikTok ka nisur testimin e një veçorie, që u kujton përdoruesve që të flenë gjumë. Lajmi vjen pasi media sociale në fjalë  po thyen rekorde dhe po ndikon aq shumë në jetën e përditshme të përdoruesve. Sipas një studimi nga Statista, vlerësohet se deri në vitin 2027, bota do të ketë 5.85 miliardë përdorues global të mediave sociale.

Por a mund të na ndihmojnë ‘kujtuesit’ e gjumit për të qenë më të qenë? Eksperti i gjumit Camilio Ruiz thotë se debati duhet të jetë i fokusuar tek fakti që: Okej, ma kujto që duhet të fle gjumë, por çfarë gjumi do bëj pasi qëndrova orë të tëra duke klikuar?

Ja çfarë thotë ai: Problemi nuk qëndron tek shtesat dhe veçoritë por tek platforma natyrale, siç është tani. Edhe nëse do të vendoset një reminder- kujtesë, përdoruesit do e anashkalojnë dhe do vazhdojnë të navigojnë nëpër video e kolazhe fotosh. Kjo shkurt do të thotë se nuk do ketë gjumë, dhe as gjumë cilësor.

Ekspertë të tjerë thonë se këto mjete kanë shansin të jenë të dobishme. Si për shembull një nënvizim i idesë se sa i rëndësishëm mund të jetë gjumi, aq më tepër në këto kohëra.

Eksperti Rifkon thotë: Ne e kemi lënë prej kohësh pas dore gjumin si një shqetësim shëndetësor, pavarësisht faktit që kalojmë një të tretën e jetës sonë duke e bërë atë. Mendoj se kohët kanë ndryshuar… dhe mendoj se tani po theksohet gjithnjë e më shumë se sa rëndësi ka gjumi. Ekspertët këshillojnë, ndërsa mediat sociale sot kanë fuqinë ta shpërndajnë këtë mesazh kudo në botë. A duhet të jetë ky një shans për ne? Patjetër që po…

Kur shqyrtojmë rolin e mediave sociale në modelet tona të gjumit, ekspertët thonë se është e rëndësishme të fokusohemi në konceptin e higjienës së gjumit, të cilat janë zakonet dhe proceset që përdorim për të bërë gjumë më të mirë.

Hapi i parë është të identifikohet dhe të pranohet se media sociale po luan një rol të madh në pagjumësi.  Kjo sjell kryesisht stresin dhe stimulimin mendor, aq më tepër nëse jeni duke luajtur lojëra.

Nuk duhet harruar as ndikimi që ka drita, vetëm biologjikisht, imagjinoni atë artificialen.

Mbajtja e dhomës të freskët, kufizimi i ekspozimit ndaj dritës blu afër kohës së gjumit dhe të qenit i ndërgjegjshëm, të gjitha kanë një ndikim në higjienën e gjumit që shkon përtej: thjesht duhen disa orë gjumë.  Dhe më kryesorja, nuk është veçoria e re e TikTok që do ju ndihmojë të bëni gjumë të mirë, sepse para se të flini gjumë duhet bërë pushim fizik dhe mendor.

Sipas ekspertit Ruiz, përkujtuesit e gjumit në mediat sociale, nuk do të kenë në vetvete një ndikim të rëndësishëm në atë që ai e sheh si shkakun kryesor të këtyre çështjeve: Mbingarkesën e informacionit.

*Tibo News