Tibo’N, aty ku takohen të gjithë!

Quhet “Tibo’N” dhe prej 28 nëntorit është vendi i duhur për miqësinë dhe kuzhinën e mirë në Tiranë.

Pjesë e risive unike të platformës TIBO, “Tibo’N” bën bashkë vizionin për teknologjinë, shërbimet ndaj klientëve dhe kulturën italiane me atë shqiptare.

Tashmë klientët që do të interesohen për produktet e platformës e kanë mundësinë të konsumojnë gjithashtu një kafe, apo një drekë ose darkë.

Mundësi fantastike që nuk është ofruar kurrë më parë. Një miks pjatash mesdhetare, pijesh dhe muzike të përzgjedhur në një mjedis të ngrohtë dhe tejet miqësor.

“Tibo’N” gjendet kollaj. Krah zyrave qendrore të TIBO në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.

Më thjeshtë akoma? Përballë “Pallatit me shigjeta” ndërtesa me logon e madhe TIBO.

Vitet e fundit TIBO ka ofruar për shqiptarët më të mirat e fushës së televizionit, Oversport ka sjellë kampionatin më të përzemërt, Serie-A, ndërsa Magoware ka mundësuar teknologjinë më në pararojë.

Të gjithë bashkë sjellin tashmë modelin e ri të restorantit, “Tibo’N”, i cili synon të mos jetë vetëm në kryeqytet, por të përhapet me sa më shumë pika të tjera në Shqipëri, Kosovë, Itali, Zvicër e më tej, kudo ku TIBO ka miq.