
Tibo-Vox: Shën Valentini, çfarë dhuruan dhe si e kaluan të dashuruarit?
Çdo vit, data 14 shkurt është një mundësi më shumë për të dashuruarit për të shprehur atë që ndjejnë dhe për të kaluar sa më shumë kohë me njerëzit e zemrës.
Pikërisht për këtë arsye, Tibo-Vox sot ishte në qendër të Tiranës për të pyetur se si e kaluan këtë ditë.
Sot festohet nga kushdo, po nga e ka fillesën kjo datë?
Shën Valentini emrin e ka marrë nga një shenjtor, një prift nga Roma i shekullit të tretë. Perandori Klaudis II kishte ndaluar martesën sepse meshkujt e martuar i konsideronte të dobët. Valentini besonte se ai rregullt ishte i padrejtë dhe e kishte thyer duke i martuar çiftet fshehtazi. Në momentin që Klaudisi kuptoi të vërtetën e dënoi me burgim të përjetshëm. Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur e kishin dërguar për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!