
Tibo-Vox : Sa kushton veshja e qytetarëve nga koka te këmbët?
Veshja është prezantimi i parë i dikujt, ndaj një pjesë e mirë e njerëzve i kushton shumë rëndësi kësaj të fundit duke kërkuar gjithmonë për veshje cilësore dhe të shtrenjta.
Për disa është e rëndësishme që veshja të kushtojë shumë dhe të jetë e shtrenjtë, ndërkohë ka të tjerë që arrijnë të duken bukur dhe pa shpenzuar shumë para.
Këtë herë, Tibo-Vox, pyeti qytetarët mbi vlerën e veshjeve të tyre dhe se sa e rëndësishme ishte për ta që veshjet të kushtonin shtrenjtë dhe të ishin cilësore.