
Tibo-Vox: Në një shtëpi me gjyshërit, çfarë mendojnë qytetarët?
Për të gjithë, fëmijëria është një nga periudhat më të rëndësishme në librin e kujtimeve. Kapitujt kyç në këtë rast përcaktohen edhe nga njerëzit me të cilët jetojmë.
Përveç prindërve dhe fëmijëve, pjesë e bashkëjetesës kanë qenë edhe gjyshërit. Rritja me dashurinë e përkujdesjen e tyre, për shumë njerëz është fazë e paharrueshme, e cila ka lënë gjurmë.
Sot duket sikur gjërat kanë nisur të ndryshojnë dhe opsionet e bashkëjetesës kanë ndryshuar.
Tibo News këtë herë doli në qendër të Tiranës për të marrë mendimet e qytetarëve mbi bashkëjetesën mes tre brezash. Mendimet dhe zgjedhjet e tyre ishin të ndryshme.