
Tibo-Vox: Me gjyshërit apo në çerdhe, si është më mirë për fëmijët?
“Në çerdhe duhet të venë, po pjesën tjetër me gjyshërit”
Ndërkohë që fëmijët rriten edhe nevoja për kujdes bën të njëjtën gjë. Pas disa kohësh nënës i duhet t’i kthehet punës dhe zgjidhjet shpesh lakohen mes gjyshërve dhe çerdheve.
Të dy mënyrat kanë dy anët e medaljeve. Tibo News doli në qendër të Tiranës për të pyetur qytetarët se cila është më e mira për fëmijët.
Pjesa më e madhe mendon që zgjidhja më e mirë për fëmijët është çerdhja pavarësisht dashurisë së madhe që marrin me gjyshërit.
Po ju si mendoni si mënyrë më të shëndetshme për fëmijët?