
Tibo-Vox: Cila është puna juaj e ëndrrave dhe sa larg jeni nga ajo ditë?
Pjesë e pashmangshme e jetës janë ëndrrat dhe këtu nuk përjashtohen as ato për pasionet, dëshirat, punët që synojmë.
Pyetja e radhës për Tibo-Vox ishte mbi punën e ëndrrave dhe se sa larg ishin nga realizimi i kësaj dite.
Përgjigjet ishin të ndryshme, nga ku u vunë re të rinj plot pasion që bënin punë të ndryshme tani, vetëm që të arrinin atë që dëshironin.