
Tibo-Vox: A duhet të votojnë emigrantët?
Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Kuvendit, që brenda vitit 2023 t’i mundësojë diasporës të drejtën për të votuar.
Kërkesa u bë pas një padie të ngritur nga nisma e emigrantëve “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.
Lexo: Me gjyshërit apo në çerdhe, si është më mirë për fëmijët?
Gjykata tha se emigrantët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të hendekut ligjor.
Në serinë e radhës të Tibo-Vox, “Tibo News” pyeti qytetarët mbi këtë çështje.
Disa nuk e kanë idenë se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa të tjerë e thonë hapur që “diasporës i duhet dhënë mundësia e votës”.