
TIBO ndez sheshin “Nënë Tereza” me koncertin madhështor Tibo 360°
TIBO, platforma më e madhe televizive IPTV/OTT në gjithë botën për shqiptarët, organizoi mbrëmjen e së dielës një koncert festiv për fundvitin si shpërblim për abonentët e saj, por jo vetëm.
Koncerti i quajtur Tibo 360° pa të ngjiteshin në skenë emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Anxhela Peristeri, Ronela Hajati, Majk, DJ Arnon apo Dafina Zeqiri. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme në sheshin “Nënë Tereza” ku dy vitet e fundit për shkak të pandemisë organizime të tilla kanë qenë të pamundura.
Skena unike në llojin e saj, me qasje nga të gjitha anët 360° u rrethua plot admirues të këngëtarëve të njohur. Trupa e kërcimit nga Andi Murra dhuroi gjithashtu emocione teksa eventi u përcoll “Live!” në kanalin “T-News” në platformën Tibo.
Nën prezantimin e Fatma Haxhialiut, e cila ishte kombinuar enkas edhe me ngjyrat e TIBO-s, u shpallën edhe 40 fituesit e Mega-Shorteut që përfshiu abonentët e platformës nga e gjithë bota gjatë periudhës nëntor-dhjetor. Lista e fituesve do të publikohet në web-in e TIBO-s ndërsa fituesit do kenë mundësinë t’i tërheqin dhuratat gjatë muajit janar.
Çmimet përfshinin bileta për të parë ndeshje të Serie-A në stadium, udhëtime, produkte teknologjike, kozmetike si dhe çmimi i madh një makinë.
Eventi Tibo 360° u organizua në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë nga Tibo TV dhe partnerët e saj: “TIBO Communications”, Tibo’N, Oversport, Magoware, Albascan etj.
Prej vitit 2013 TIBO u shërben gjithë shqiptarëve nëpër botë platformën më të plotë televizive, e cila tashmë vjen edhe me paketën sportive nga Oversport, zotëruesi i të drejtave të Serie-A.