AlbanianEnglish

Tibo dhe Oversport zgjerojnë bashkëpunimin me Telkos në Kosovë

TIBO dhe OVERSPORT zgjerojnë më tej bashkëpunimin me kompaninë më të madhe të internetit në Kosovë, Telkos, e cila tanimë do të transmetojë gjithashtu ndeshjet e kampionatit më të dashur për shiptarët, Serie-A.

Siç dihet, kjo gjë do të jetë për tre sezone, pasi Oversport ka të drejtën ekskluzive të Serie-A në Shqipëri dhe Kosovë.

Lajmin e marrëveshjes njoftoi Presidenti  i kompanisë TIBO,  Adnand Mahmuti, përmes një postimi në Facebook.

“Telkos Grup kompania më e mirë në shërbimet e internetit dhe televizionit zyrtarisht partnere e TIBO-s dhe OVERSPORT-it  në Kosovë. Suksese dhe punë të mbare në risin që do përfitojnë gjithë qytetarët e Kosovës. Forca!”, shkroi Presidenti.

Z. Mahmuti ndau për ndjekësit një fotografi të drejtuesit të OVERSPORT, Paolo Rubin, dhe Telkos, Enver Berisha, teksa nënshkruanin marrëveshjen.

Drejtuesit e Telkos dhe Oversport duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo nuk është thjesht një marrëveshje ku do të shkëmbehen kanalet televizive dhe shërbimi pasi Tibo dhe Telkos do të çojnë zhvillimin teknologjik dhe mediatik të rajonit në një tjetër nivel.

Telkos bën bashkë operatorët kabllorë të Kosovës. Kjo kompani shërben në sektorin e telefonisë, televizionit dhe internet.

Ajo që e bën të veçantë bashkëpunimin me Telkos nuk është thjeshtë e drejta për kanalet TIBO dhe OVERSPORT, por bashkimi në kufi i të dy operatorëve me fibrën optike, nisjen e dixhitalizimit dhe kthimin e të gjithë operatorëve kabllorë me fibër optike.

Marrëveshja garanton dhe sjelljen e të gjithë teknologjisë së re që TIBO ka si në sistemin e saj ashtu edhe nëpërmjet aplikacionit që do të vijë në rrjetin Telkos edhe për Smart Tv.

Zgjerimi i bashkëpunimit u konkretizua menjëherë të premten me transmetimin e ndeshjes së parë të Serie-A, Verona-Bologna që transmetua në kanalin Oversport 1.

You don't have permission to register