AlbanianEnglish

TIBO 360° pushton Tiranën më 26 dhjetor, ja surprizat e eventit madhështor

Platforma televizive TIBO sjell për shqiptarët një arsye më tepër për të festuar fundvitin.

Më 26 Dhjetor TIBO organizon eventin madhështor “TIBO 360°” në sheshin “Nënë Tereza” ku do të ketë aktivitete përgjatë gjithë ditës: lojëra, video-lojëra, muzikë, ushqime, pije, mundësi për të blerë produkte teknologjike, performanca artistike etj.

Sheshi do jetë i mbushur me shërbime dhe aktivitete të ndryshme nga kompanitë partnere me TIBO-n, si Oversport, Tibo’N, Magoware, Albascan etj. Krahas tyre do jenë zonat e shërbimit për ushqime, pije dhe “Kids Zone”.

“TIBO Radio” do të transmetojë “LIVE” nga sheshi gjatë gjithë ditës, muzikë, intervista, informacione të ndryshme duke përfshirë edhe vetë publikun.

Eventi kulmon me koncertin madhështor që do të nisë në 18:30 me performancë fantastike të një trupe baleti.

Të ftuar special do të jenë këngëtarët më në zë të momentit si Anxhela Peristeri, Ronela Hajati, Majk, DJ. Arnon dhe Dafina Zeqiri.

Koncerti do të vijojë deri në orën 22:00 kur do të shpallen edhe fituesit e “MEGA SHORTEUT TIBO”.

Gjithçka do të transmetohet “LIVE” në platformën TIBO dhe rrjete sociale. Risi për këtë event është skena 360 gradë, që përfaqëson fjalën e fundit të teknologjisë, si një nga pikat kyçe të suksesit që ka pasur TIBO.

Eventi “TIBO 360°” është qershia mbi tortë e “MEGA SHORTEUT” që ka nisur prej datës 7 nëntor duke i mundësuar çdo abonenti të TIBO-s shansin për t’u shpërblyer me çmime të mëdha si makinë, udhëtime, bileta për të parë Serie-A, pajisje teknologjike, apo produkte kozmetike.

Çfarë pret? Je ende në kohë për t’u përfshirë në shorte. Bëj një abonim në TIBO dhe fito dy herë!

View this post on Instagram

A post shared by TIBO (@tibo.tv)

Lexoni gjithashtu:

You don't have permission to register