“T’i gjejmë shqiptarët…” Videoja me ministrin britanik që ka tronditur opinionin publik

Një incident diplomatik është shkaktuar nga publikimi i një videoje promovuese që vlerëson ata që kanë gjetur dhe ndaluar emigrantët e paligjshëm shqiptarë. Nick Ferrari dhe Ministri i Zyrës së Brendshme Robert Jenrick, i cili publikoi videon, patën një përplasje të ashpër në emisionin e mëngjesit të Nick.

Robert Jenrick deklaroi: “Nuk jam penduar për videon që kam publikuar, por mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare ashtu siç jemi në të vërtetë.”

Moderatori Nick pyeti: “Si është ky debat konstruktiv?”

“Dua të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare”, u përgjigj ministri.

“Epo pse i keni ofenduar atëherë?” tha Nick.

Ndërsa ministri deklaroi:

“Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi – shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare, ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht dhe ata që vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla.

Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është një fokus i veçantë i kryeministrit dhe i vetes time  për të ulur dukuritë që pamë vitin e kaluar që ishte një numër shumë i madh i shqiptarëve që erdhën ilegalisht. Shqipëria është një vend i sigurt!”.

Nick theksoi: “Ju citohet të keni thënë: “Unë kam takuar stafin fantastik që ka punuar për të gjetur shqiptarët, për t’i ndaluar ata, për t’i çuar në aeroport dhe për t’i kthyer në Tiranë.

“Askund në atë fjali nuk përmendet paligjshmëria. Imagjinoni sikur një vend tjetër të thoshte atë gjë për britanikët “, tha Nick.

Ndërsa Jenrick tha se ai nuk do të pengohet nga vazhdimi i punës së tij, por do të vazhdojë të “punojë produktivisht” me qeverinë shqiptare.

Konkretisht në video duket ministri i cili përmend veçanërisht shqiptarët e duke treguar se si ekipet e tij po punojnë për të gjetur, ndaluar dhe kthyer emigrantët shqiptarë që mbërrijnë me varkë.

Mbi situatën ka reaguar ministrja shqiptare për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila e ka cilësuar deklaratën shokuese.

Pas kësaj Xhaçka thirri në takim ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King Smith, ku i dorëzoi “Notë Verbale”.

*Tibo News