Theu protokollin mbretëror, Princi George bëhet viral

Princi George mund të jetë i dyti në radhën e fronit, por duket se ai tashmë është i aftë për të qenë mbret. Më 14 tetor, i vogli ndoqi çerekfinalet e Kupës së Botës në Rugby me babanë e tij, Princin William, dhe theu protokollin mbretëror në një mënyrë të adhurueshme.Princi i Uellsit dhe djali i tij i madh morën pjesë në ngjarjen sportive në Francë për të mbështetur ekipin e rugbit të Uellsit.

Teksa po takonin të pranishmit në prapaskenë, Uilliam e lejoi Xhorxhin të përshëndeste turmën përpara tij, pavarësisht se ai është anëtari më i vogël i familjes mbretërore dhe kjo nuk lejohet.Në një video që tani është bërë virale, George shihet duke shtrënguar dorën e një burri përpara babait të tij dhe ky veprim ka tërhequr vëmendjen e TikTok.