
Thellohet debati, shkenca thotë se nuk ekziston bota e përtejme
Një shkencëtar ka folur për mënyrën se si ata besojnë se është koha për të lëvizur nga mundësia e një jete të përtejme, pasi ideja është thjesht përtej sferës së probabilitetit shkencor.
Sean Carroll është një fizikant në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, i cili i ka kushtuar shumë nga koha e tij studimit të ligjeve të fizikës.
Përfundimi i Carroll për jetën pas vdekjes është ndërtuar mbi të kuptuarit se ligjet e fizikës që qëndrojnë në themel të jetës së përditshme janë plotësisht të kuptueshme dhe lehtësisht të vërtetueshme, kështu që gjithçka ndodh brenda sferave të saj.
“Pretendimet se një formë e vetëdijes vazhdon pasi trupat tanë vdesin dhe kalbet në atomet e tyre përbërëse përballen me një pengesë të madhe dhe të pakapërcyeshme: ligjet e fizikës që qëndrojnë në themel të jetës së përditshme janë kuptuar plotësisht dhe nuk ka asnjë mënyrë brenda atyre ligjeve, për të lejuar që informacioni i ruajtur në trurin tonë të vazhdojë pasi të vdesim.”, shkroi Carroll në revistën “Scientific American”.
Që të ekzistonte një jetë e përtejme, vetëdija do të duhej të ishte diçka që është tërësisht e ndarë nga trupi ynë fizik, një mundësi që ligjet e fizikës e mohojnë.
Për ata që nuk janë shkencëtarë, vetëdija mund të kuptohet në formën e saj më themelore si një seri atomesh dhe elektronesh që në thelb na japin mendjen tonë ashtu siç e njohim ne.
Dhe, sipas Carroll, ligjet e universit nuk i lejojnë këto grimca të vazhdojnë të veprojnë pasi ne të vdesim.
“Nëse nuk është gjë tjetër veçse atome dhe forca të njohura, nuk ka asnjë mënyrë që shpirti t’i mbijetojë vdekjes. Të besosh në jetën pas vdekjes, për ta thënë butë, kërkon fizikë përtej ‘Modelit Standart’.”