
The weeknd futet në Librin e Rekordeve Guinness
Këngëtari Abel Makonen Tesfaye ose siç njihet ndryshe në publik The weeknd është futur në Librin e Rekordeve Guinness si muzikanti me dëgjuesit më të shumtë mujorë në platformën Spotify deri në 111.4 milionë, si dhe është gjithashtu interpretuesi i parë që tejkalon 100 milionë dëgjues.
Miley Cyrus është konkurentja e tij më e madhe me 82.4 milionë dëgjues në muaj, e ndjekur nga Shakira (81.6 milionë), Ariana Grande (80.6 milionë), Taylor Swift (80.2 milionë) dhe Rihanna (78.5 milionë).
Rrjeti TikTok kontribuoi më së shumti në rritjen e popullaritetit të tij, pasi remiksi i duetit të tij me Ariana Grande “Die for You” u bë viral në atë platformë.
Ndërkohë, The Weeknd u fut në Librin e Rekordeve Guinness në vitin 2016, sepse albumi i tij “Starboy” ishte më i transmetuari në Spotify. Ai konsiderohet si një nga interpretuesit më me ndikim në skenën e sotme, për të cilin u vlerësua nga revista Time në vitin 2020.
Kohët e fundit, revista Billboard e quajti këngën e tij “Blinding Lights” si hitin më të madh të të gjitha kohërave, pasi kishte thyer rekord në listën e tyre Hot 100.