‘The Sun’, jehonë rivierës shqiptare: Pse Ksamilin e Dhërmiun në vend të Canary?

Media britanike “The Sun” sugjeron pushimet në rivierën shqiptare këtë verë, duke cilësuar fluturime më të shpejta se ishujt Kanarie në Spanjë, me vetëm tre orë për të mbërritur në plazhin e Vlorës apo Ksamilit nga Britania.

Sipas agjencisë britanike të udhëtimeve Skyscanner rezervimet në vendin tonë nga shtetasit britanikë janë rritur me 96% për krahasim me vitin 2019. Ky trend pritet që të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Artikulli vijon me hapësirat akomoduese të lira, edhe ato me 5 yje. Ndër plazhet që spikat gazeta janë ato të Vlorës, Dhërmiut dhe Ksamilit.

The Sun thekson se aktualisht nuk ka kufizime për Covid-in dhe britanikët mund të qëndrojnë në rivierën shqiptare pa vizë deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore.

Sipas Zyrës së Jashtme të Britanisë, rreth 120,000 britanikë vizitojnë Shqipërinë çdo vit ndërsa pritet që numri i tyre të rritet.

*Tibo News