The Matrix dhe ngjarjet e filmave fiction që janë kthyer në realitet

Skena, ngjarje dhe teknologji që mendoheshin dhe u panë thjesht nëpër filmat e projektuar vitet e fundit apo shumë kohë më parë, por në fakt janë bërë pjesë e realitetit. Cyberpunk është termi i përdorur për teknologjinë e një epoke të re dhe tashmë edhe me pandeminë e Covid elementët e saj po i përjetojmë thuajse të gjitha.

Kulmi i qytetërimit njerëzor ishte në 1999 sipas Agent Smith, programit kompjuterik keqbërës tek filmi The Matrix, ku njerëzit shfaqen të ‘skllavëruar’ nga inteligjenca artificiale e 200 viteve të ardhshme. Ajo që ata besojnë në film është se bota reale në fakt është një simulim. Atyre u premtohet parajsa e një bote të ardhme kur të gjithë do të ishin të lumtur,  por ata nuk pranojnë këtë lloj programimi të jetës së tyre dhe mundohen të zgjohen sipas tyre nga ajo botë e simuluar.

Disa habiten nga fakti se parashikimet e paraqitura në filmat fantastiko-shkencorë sot kanë dalë të vërteta. Që nga pajisjet elektrike, video-call, Zoom-et, lojërat 3 dimensionale, ku ti ndodhesh në një vend dhe sapo vendos një pajisje si syzet kompjuterike bëhesh pjesë e nje tjetër realiteti virtual por që përjetohet tërësisht si reale. Ky është fenomeni i Cyberpunk.

Cyberpunk 2077 është video-game i fundit i krijuar nga CD Projekt. E gjithë loja sillet rreth Night City, një botë e re Universit Cyberpunk.

Në kohët e fundit seritë televizive Cyberpunk si Blade Runnes, Cowboy Bebop, Alterev Carbon, Omniscient kanë kapur pikun e shërbimeve streaming. Edhe në muzikë, influenca e Cyberpunk është e qartë: Kryesisht videoklipet për hitet e muzikës pop si Lil Nas X’s Panini dhe ajo e Doja Cat: Need to Know Place. Pra e ardhmja është këtu dhe duket fiks si parashikimet e 1980-ës.

Por kush po e ushqen Cyberpunk-un?

Ndoshta vetë shoqëria jonë është bërë kaq e ngjashme me ato të prezantuara në filmat e këtij zhanri. Kjo e bën Cyberpunk të duket shumë më pak si shkencë fiction dhe më shumë si pasqyrim i realitetit të së ardhmes. Pra, ne po jetojmë ekzaktësisht në epokën ku krijuesit origjinalë të Cyberpunk po shihnin përpara dhe po bënin projeksionet për epokën e re.

Blade Runner and Akira janë dy filmat e prodhuar në vitin 2019. Ndërsa Cyberpunk 2020 në vitin 2020. Filmi Johnny Mnemonic me protagonist aktorin Keanu Reeves u realizua në vitin 1995 dhe më pas u shfaq në vitin 2021.

Nuk kemi makina fluturuese në qiell dhe elementë të tjerë ende nuk janë integruar në shoqërinë tonë, por në shumë mënyra të tjera idetë dhe projeksionet e Cyberpunk janë tani më reale se kurrë.

Megjithatë ka shqetësime se ata që po e përqafojnë idenë e Cyberpunk mund të jenë duke humbur një fakt: William Gibson ka pranuar së fundmi se ka vetë-censuruar punën e tij, duke vendosur të mos përfshijë disa ide në librat që ka shkruar, pas frikës se idetë e tij mund të kopjohen.

Prodhimet e filmave Cyberpunk kulminojnë me fitoren e heronjve të ngjarjeve që zhvillojnë dhe jo shumë me një planet të lumtur. Paul Walker Emig, në një shënim të 2018-ës për The Guardian kritikonte këtë zhanër filmash e serialesh duke treguar se në vend të kësaj, Cyberpunk duhet të ofrojë një imazh utopian të së ardhmes, duke na orientuar drejt një jete më të mirë.

Ndërsa në një novelë të Stephenson- Termination Shock publikuar në Tetor, i jepet zgjidhje shqetësimit më urgjent në botë. Në një vit të paspecifikuar të së ardhmes, një personazh pretendon të ftohë planetin duke hedhur squfur në ajër dhe duke reflektuar driten e diellit në hapësirë. Por rezultatet dalin më pak se premtuese.

Gjatë këtij viti, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg tregoi vizionin e tij të ‘Metaverse’ një koncept i shpikur në novelën Cyberpunk Snow Crash.

Ndoshta qëllimi i Cyberpunk pas 40 vitesh nga krijimi, është të na tregojë një drejtim të ri që duhet të ndjekë njerëzimi, imazhi i një bote ku njerëzit bashkëjetojnë me pajisjet shkencore duke shmangur një fat tragjik. Ose ndoshta thjesht për të na ofruar një arratisje nga realiteti!