
The Economist: E ardhmja e SHBA-së qëndron mbi supet e Biden
Në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA, Joe Biden do të përballet me kandidatin republikan, i cili ndoshta do të jetë Donald Trump, në një betejë që do të vendosë shumë për të ardhmen e SHBA-së dhe më gjerë, sipas Economist. Joe Biden shpalli kandidaturën e tij për rizgjedhje më 25 prill, në katër-vjetorin e fillimit të fushatës së tij të mëparshme presidenciale. Ky do të jetë në fakt kandidimi i katërt i Biden për president: përpjekja e tij e parë erdhi përpara rënies së Bashkimit Sovjetik. Nëse ai fiton një mandat të dytë, ai do të jetë 86 vjeç kur të largohet nga detyra.
Popullsia e Amerikës është shumë më e re se ajo e demokracive të tjera perëndimore, ekonomia e saj është më e gjallë. Megjithatë, politika e saj është gerontokratike.