
Thatësira, kostot nxisin prodhimin e manaferrave në Kanada
Një pjesë e Kanadasë po bëhet terren testimi për manaferrat që rriten normalisht më në jug. Shitësit e frutave duhet të ekuilibrojnë zonat e reja të rritjes mes motit ekstrem, thatësirës dhe kostove të larta të transportit.
Driscoll’s dhe Natureripe Farms, dy nga shpërndarësit më të mëdhenj të frutave në Amerikën e Veriut, kanë nisur me kryerjen e disa provave të frutave në Ontario dhe Quebec.
Kanadaja njihet si një prodhues i madh i boronicës, ndërsa sa u përket luleshtrydheve dhe mjedrave, duhet të presim për shtimin në listë në të ardhmen.
Sipas ekspertëve, vendet ku ata po provojnë nuk janë tradicionale për të rritur manaferra dhe mjedra në krahasim me rajonet e tjera në botë, por mendojnë se me infrastrukturën që është në dispozicion tani mund të gjejnë një mënyrë më të qëndrueshme për të prodhuar në një shkallë komerciale mjedra me shije të mirë për një sezon më të gjatë”.
Ndryshimi i klimës është një tregues i qartë i prishjes së tregjeve tradicionale, e thënë kjo edhe nga analistët e Climate, i cili po punon gjithashtu me Driscoll’s.
Ndërkohë që kostot në qendrat tradicionale të rritjes si Kalifornia rriten, pabarazia me vendet provë do të ulet, kjo mund ta bëjë prodhimin në veri të kufirit shumë më të zbatueshëm.