Tetori Rozë, thirrje grave për të mos neglizhuar kontrollin e gjirit

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje nga rrjetet sociale për të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë mamografinë këtë Tetor-Rozë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku me kampionen e atletikës Luiza Gega, përmes një mesazhi, i kanë bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, për të mos neglizhuar kontrollin e gjirit. Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

*Tibo News