“Tetori Rozë”, Rama apel me rëndësi grave dhe vajzave

Tetori është muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.

Kryeministri i vendit Edi Rama iu ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për veten duke kryer mamografinë.

Në postimin në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën apel që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar këtë sëmundje.

“Me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë”.